Aleksander Ceferin rizgjidhet kreu i UEFA-s

Aleksander Ceferin, i cili ishte i vetmi kandidat në kongres, u rizgjodh në krye të kësaj organizate

Aleksander Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s në votimin e bërë në Kongresin e 47-të të Zakonshëm të UEFA-s, raporton Anadolu.

Zgjedhjet për kryetarin e UEFA-s u mbajtën në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Ceferin i cili ishte i vetmi kandidat në kongres, u rizgjodh në krye të kësaj organizate. Ceferin i cili do të fillojë mandatin e tij të tretë në krye të UEFA-s, do të qëndrojë në këtë detyrë deri në vitin 2027.

Ai ishte zgjedhur si kryetari i 7-të i UEFA-s në vitin 2016, ndërsa për së dyti në vitin 2019.

Kategoritë
LajmeSport