Ali Ahmeti pas votimit të rezolutës franceze: Udhëheqësi i opozitës si një Zelenski nga AliEkspresi

Lideri i BDI’së Ali Ahmeti në faqen zyrtare në Facebook ka komentuar votimin për rezolutën e propozimit francez, ndërsa liderin e VMRO- DPMNE e ka cilësuar si një ‘wannabe Zelenski nga AliEkspresi’

Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka thënë se Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi.

“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, ka shkruar Ahmeti.

 

Propozimi në Kuvendin maqedonas u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Deputetët e opozitë nuk morën pjesë në procesin e votimit

Kategoritë
BotaLajme