ALIJA IZZETBEGOVIÇ SI MENDIMTAR DHE LIDER

Nga: Bayram POMAK

Përgjigjia më e skate që mund të jepet në pyetjen se kush është intelektuali më i rëndësishëm i Ballkanit, gjithsesi është Alija Izzetbegoviç. Izzetbegoviçi që lindi dhe u edukua në Ballkanin ku përplaset qytetërimi Lindor dhe Perëndimor, e analizoi më së miri Lindjen dhe Perëndimin dhe e shpalosi një botëkuptim universal. Nuk ka dyshim se burimi i botëkuptimit universal të Izzetbegoviçit është Islami. Si musliman, Izzetbegoviçi i kërkon ballafaqim Evropës dhe Botëkuptimit Evropian dhe veten e përkufizon si Musliman Evropian. Veçse definimi i Izzetbegiviçit për Muslimanin Evropian, nuk është për shkak të kompleksit psikologjik anti-evropian. Përkundrazi, ky është qëndrim përplot vet-besim i cili i kërkon Evropës ballafaqim dhe që thotë se Islami është pjesë e saj.

Izzetbegoviçi Evropën e njohu si përmes leximit, si në rastin e Bosnjës. Për shkak se ishte Musliman Evropian, në logon e partisë së tij SDA (Partia e Aktivizmit Demokratik) i mbante simbolet e Andaluzisë. Si gjatë LDB-së, si gjatë kohës së Jugosllavisë apo gjatë luftë së Bosnjës, rrugëtimin e vazhdoi përmes Islamit. Madje edhe kur u gjykua për “Padinë e Sarajevës” i cili ishte rasti më i madh i sistemit të drejtësisë së Jugosllavisë, ky nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij dhe duke i kërkuar ballafaqim regjimit u shpreh: “ Veten e definoj si individ i kauzës Islame dhe kjo do të jetë kështu deri në ditën e fundit.  Kjo është kështu sepse Islami për mua është emri tjetër i çdo gjëje fisnike dhe të mirë; pra për mua kjo është shpresa e për një të ardhme më të mirë të të gjithë muslimanëve të botës, për një jetë më fisnike dhe të lirë, shkurtimisht çdo gjë për të cilën ia vlen të jetojmë.”

Ja si e sqaron filozofinë e të qenët Musliman Evropian: “Mirëkuptimi im nuk e ka bazën në Evropë, por në Islam. Nëse jam njeri me mirëkuptim, kjo është kështu fillimisht dhe më së shumti pse jam musliman, vetëm pas kësaj pse jam Evropian. Përkundër të vërtetave që reflektojnë kaq shumë, Evropa e ka dëshmuar shumë herë se nuk është e aftë ta shpëtojë veten. Si shembull, gjatë kësaj lufte të Bosnjës, u rrënuan qindra kisha e xhamia. Qoftë edhe një e vetme prej këtyre, nuk u rrënua nga dora e Boshnjakëve, të gjitha i rrënuan “Evropianët”. Qeverisja turke nuk ishte më e buta në botë, veçse tërë popujt krishterë dhe lapidarët e tyre më të rëndësishëm që kanë mbetur nga mesjeta, ia dolën të mbesin gjallë gjatë qeverisjes turke 500 vjeçare. Kjo është e vërtetë. Manastiret e famshme të bjeshkëve Frushka Gora që nuk janë aq larg Beogradit, gjatë qeverisjes 300 vjeçare turke mbetën në këmbë, por s’i rezistuan qeverisjes 3 vjeçare Evropiane. Ato u rrënuan gjatë LDB-së. Fashizmi dhe komunizmi nuk janë produukt i Azisë, por i Evropës dhe madje edhe tani Evropa nuk u tregua aq e shqetësuar për shkak të shfaqjes së fashizmit në Evropë.

E çmoj dhe e përgëzoj Evropën, por sipas mendimit tim, veten e sheh më të madhe se që është.” Përmes këtyre fjalëve në fakt Izzetbegoviçi e përkufizoi filozofinë e tij jetësore dhe tha se qendra e jetës së tij është Islami. Pas burgimit dhe bastisjeve të Jugosllavisë komuniste për shkak të besimit dhe mendimeve të tij, atë e priste një sprovë edhe më e rëndë, “Lufta!” madje luftë në të cilin ky vet ishte krye-komandanti. Pas krimeve dhe masakrave që i pësuan muslimanët në Andaluzi, Izzetbegoviçit ju dha detyra e re e mbrojtjes së Bosnjës që ishte Andaluzia e re.  Veçse kjo nuk ishte luftë e drejtë. Një grusht muslimanësh në mes të Evropës dhe “Kuçedra me një dhëmbë” që përpiqet ta hajë atë. Izzetbegoviç duke u shprehur: “Të kërkosh drejtësi për Bosnjën është si të kërkosh ujë në shkretëtirën e thatë.” tregoi sa e padrejtë ishte kjo luftë. Këto ishin fjalët me të cilat e sqaronte qasjen e Evropës ndaj Bosnjës: “Bosnjë Hercegovina është shtet Evropian dhe popullata e saj është Evropiane, veçse e keqja që na është sulur sipër, nuk erdhi nga Azia. Kjo e keqe burim e ka Evropën. Sumuesi i bashkoi dy të këqija: fashizmin (rracizmi dhe nacionalizmi ekstrem) dhe Bolshevizmi (privim total nga ndienja e drejtësisë dhe ligjit). Që të dyja burimin e kanë Evropian.

Pikëpamjet për Bosnjën, Izzetbegoviçi i sqaroi në këtë mënyrë. “Synimi im është ta ruaj Bosnjën dhe popullata myslimane që jeton aty ta merr sigurinë e vendit. Nëse mendoni se me ushtrinë tuaj do të vini dhe popullatës sonë t’ia jepni shtetin dhe lirinë, atëherë e keni gabim. Sigurinë e vendit të vet, populli ynë duhet ta merr vet. Nuk presim nga askush që lirinlë të na e servojë në pjatë. Kundruar nga ky aspekt, nuk është se ju kërkojmë ndihmë drejtpërdrejtë, ne duam të mos na pengonë gjatë përpjekjes për të qëndruar në këmbë, kurse ju në të shumtën e rasteve na pengoni dhe na e vështirësoni hapësirën e ballafaqimit e cila sidoqoftë është mjaft e vështirë.”

Për luftën që ndodhte, Izzetbegoviçi thoshte me revoltim që lëre se s’na ndihmojnë ose që na lënë vetëm, madje ata na pengojnë në përpjekjet tona. qoftë edhe në kohërat më të vështira ka reflektuar qëndrim dinjitoz dhe ka thënë se nuk duam që lirinë të na e servoni në pjatë.

Izzetbegovi. Në krye të Bosnjës erdhi në një kohë të pakohë. Në mes të Evropës u gjend në mes të luftës më mizore dhe të padrejtë. Nuk mori aq ndihmë nga bota, por përmes qëndrimit krenar e fitoi respektin e botës. Evropa e cila gjatë luftës gjithnjë i vendosi Izzetbegoviçit pengesa, edhe pas luftës atë u përpoq ta barazojë me Sllobodan Millosheviçin dhe Tuxhmanin. Izzetbegoviçi i pati këto trajtime si fundamentalist vetëm pse ishte musliman. Media boshnjake e dirigjuar nga Evropa pas përfundimit të luftës u përpoq ta paraqet Izzetbegoviçin si fundamentalist. Izzetbegoviçi e shprehu shqetësimin e tij që e pati për shkak të Institucioneve Evropiane që erdhën në Bosnjë. Sa i përket kësaj çështjeje ai u shpreh: “Duhet të ndajmë diç, ose tokën ose autoritetin. Ne preferojmë ta ndajmë autoritetin. Të huajt në fillim na ndihmojnë, por me kalimin e kohës sillen si shefa. Madje mund të harrojnë se kush merr rrol prej tyre dhe kush te ata, por ne nuk duhet ta harrojmë dhe nuk mund ta harrojmë sepse masakrat që harrohen përsëriten. Një fuqi e huaj në këtë shtet është një e keqe e madhe. Qetësia është e vetmja gjë që na ngushëllon. Fakti se Bosnja nuk ka zgjidhje tjetër dhe kur krahasohet me këtë, e vërteta se ekzistojnë të këqijat më të mëdha: Çetnikët dhe Ustashët.”

Izzetbegoviçin si lider dhe mendimtarë i madh e humbëm para 19 vitesh. Kemi shumë gjëra që mund t’i mësojmë nga përvoja jetësore dhe mendimet e Izzetbegoviçit. Ai është mendimtarë që ka vuajtur shumë për shkak të mendimeve të tij. Veçse është njeri shembull që nuk është kompromituar aspak për shkak të qëndrimit dinjitoz. Ai ishte njeri i cili e tha me zë të lartë se gjëja e vetme fisnike në botë është Islami. Ai ishte lider i cili kaloi në këtë botë duke e lënë nënshkrimin e tij. Ja si është përgjigjur në pyetjen që i është bërë për jetën e tij: “Nëse do të më jepej një jetë tjetër, do ta refuzoja. Veçse po të isha i detyruar të lind sërish, do ta zgjidhja jetën time.”

Allahu e mëshiroftë

 

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina