Altin Zeqiri e synon Evropën me Rizesporin

Punon sikur Cristiano Ronaldo, e mundohet të driblojë sikur Neymar Junior.

Altin Zeqiri është autor i 3 golave dhe 3 asistimeve në këtë sezon të Rizesporit, në Superligën Turke.

Por, 23 vjeçari dëshiron akoma më shumë.

“Jam i kënaqur me këtë sezon, po “luftojmë” për Evropë. Kam pasur paraqitje të mira, por pres akoma më shumë nga vetja”.

Ai kishte debutuar me gol në Kombëtaren e Kosovës, teksa e tregoi edhe shokun më të mirë dardan.

“Është nder i madh të luash për Kosovën. Është ëndërr për të gjithë futbollistët. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë, por nëse duhet një emër kisha thënë Florian Loshaj”

Altini është munduar të mësojë nga më  të mirët dhe ka ëndrra të mëdha për të ardhmen.

“Kam shiku shumë video të Ronaldos dhe Neymarit, futbollistëve më të mirë në botë. Ëndrra ime është të luaj në ligat më të mira evropiane dhe të garoj në kompeticionet më të mira në botë”.

Altin Zeqiri ka kontratë deri në vitin 2026 me Rizesporin, skuadër e cila gjendet në pozitën e shtatë në Superligën Turke.

Kategoritë
Sport