Altun reagon ndaj publikimeve skandaloze të “Charlie Hebdo” për presidentin Erdoğan

“Po i drejtohem ‘Charlie Hebdo’ dhe derivateve të saj. Çfarëdo që të bëni, nuk mund të frikësoni Recep Tayyip Erdoğanin. Ju nuk mund të na ndaloni në rrugën tonë”, tha Altun

Shefi i Zyrës së Komunikimit të Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun, ka reaguar ndaj publikimeve skandaloze të revistës franceze “Charlie Hebdo”, në lidhje me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Po i drejtohem ‘Charlie Hebdo’ dhe derivateve të saj. Çfarëdo që të bëni, nuk mund të frikësoni Recep Tayyip Erdoğanin. Ju nuk mund të na ndaloni në rrugën tonë”, tha Altun.

Altun bëri të ditur në profilin e tij në rrjetet sociale se publikimi i shëmtuar i “Charlie Hebdo”, i cili është një nga qendrat e rëndësishme të provokimeve, fyerjeve dhe mallkimeve në mediat botërore, me karikaturën më të fundit imorale dhe çnjerëzore drejtuar presidentit Erdoğan, i ka treguar edhe një herë botës se sa është e neveritshme.

“Duket se suksesi i madh i presidentit tonë në zgjedhjet e 14 majit i ka bërë të poshtërit të mos flenë, të përhapin gjendjet e tyre të sëmura dhe të shpërndajnë urrejtjen e tyre. Ne e dënojmë ashpër këtë imoralitet dhe i shikojmë me keqardhje teksa luftojnë në këtë dëshpërim”, tha ndër të tjera Altun.

Kategoritë
BotaLajme