Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e uron Kosovën për njohjen nga Sudani: Një moment krenarie dhe një tjetër hap në rrugëtimin ndërkombëtar

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga Sudani.

Ambasada britanike e përshkroi këtë si “një moment krenarie”.

“Sudani bëhet vendi më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një tjetër hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime, Kosovë!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Kategoritë
BotaLajme