Ambasada e SHBA-së fton partitë politike dhe shoqërinë civile për të diskutuar për Asociacionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë.

Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Burime të Kanal10, kanë bërë të ditur se në takim do të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile.

Takimi është ftuar për në datën 31 janar, në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Gjithnjë sipas burimeve, përafqesuesit e SHBA-së bë Prishtinë, janë të ineteresuar të dëgjojnë propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovës, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu ka edhe ftuar partitë politike në një diskutim të përbashkët, më 31 janar.

Kështu merr vesh ekskluzivisht Klankosova.tv, nga burimet e saj të larta.

Kategoritë
LajmeVendi