Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar pas arrestimit të ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe kryetarit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka.
Në një deklaratë zyrtare, ambasada shprehu keqardhjen për ndalimin e Damkës pas një debati dhe theksoi rëndësinë e stabilitetit në Kosovë, si dhe unitetin dhe maturinë e komunitetit turk në vend.
“Në zgjedhjet e djeshme në Kosovë mori pjesë partia më e vjetër politike e turqve të Kosovës, KDTP, dhe me keqardhje mësuam se kryetari kësaj partie, Fikrim Damka, është arrestuar .Në këtë periudhë të vështirë, ku ka shumë kriza në botë, është me rëndësi të madhe që Kosova të ruajë stabilitetin e saj, ndërsa turqit e Kosovës të ruajnë unitetin dhe maturinë e tyre.Turqia do të vazhdojë të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.” thuhet në deklaratën e ambasadës./Gazeta e Re