Ambasadori amerikan në Serbi: Ky vend duhet të mendojë se ku është e ardhmja e tij

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill tha sot se Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky pozicion neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm dhe se “kështu e merr vendimin e saj”.

Hill u tha gazetarëve në Beograd se ajo që ndodhi në Ukrainë ishin sulme brutale ndaj vendit dhe vrasje të vazhdueshme të civilëve, diçka që është krejtësisht e papranueshme në këtë shekull.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të rimendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ambasadori Hill.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili duhet të jetë prioriteti në këtë moment, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill u përgjigj se këto janë pyetje për autoritetet serbe.

“Unë mendoj se kjo është një pyetje që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë e SHBA-së këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni përgjigje për ato pyetje me autoritetet serbe,” tha Hill. Raporton Beta.

Kategoritë
Lajme