Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore dhe rritjen e kapaciteteve në inteligjencën policore.
Ai tha se lufta kundër krimit të organizuar duhet të bëhet përmes hetimeve më efikase dhe cilësore.
“Për të luftuar krimin e rëndë të organizuar, ne duhet të kemi hetime dhe ndjekje penale më efektive dhe cilësore. Sot pata nderin të nënshkruaj Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Hoxha dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, z. Hajdaraj, për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore dhe rritjen e kapaciteteve në inteligjencën policore. Ky shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar kompleks dhe jam i emocionuar për potencialin e këtij bashkëpunimi për të sjellë hetime dhe ndjekje penale më efikase”, ka thënë ai.
Ai pati “një falënderim i veçantë për mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për praninë dhe mbështetjen e tyre, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie në këtë nismë jetike”.Së bashku, ne nuk po prezantojmë vetëm mjete dhe mekanizma të rinj; ne po forcojmë vetë strukturën e drejtësisë në Kosovë. Në dy javët e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar katër marrëveshje të reja me Kosovën, duke filluar nga lufta kundër migracionit të paligjshëm deri te ekonomia krijuese. Partneriteti ynë bëhet gjithnjë e më i gjerë dhe më i thellë!”