Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se duhet vullnet politik që të ulen tensionet në veri të vendit, duke thënë se kjo duhet të bëhet bazuar në marrëveshjet e arritura deri tash në Bruksel.

Ai tha se është absurde të ketë një konflikt të ri kur tashmë një i tillë brutal po ndodh në Ukrainë nga Rusia“Nevojitet urgjentisht vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar sot ambasadori gjerman në Twitter.Ai e tha këtë derisa ka shpërndarë një postim të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, i cili pas takimeve me krerët shtetërorë të Kosovës, Listën Serbe dhe udhëheqësit në Serbi, tha se duhet të depërshkallëzohen urgjentisht tensionet dhe që palët të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga ndërmjetësi Miroslav Lajçak.

Kategoritë
LajmeVendi