Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka qëndruar për vizitë në Preshevë.
Pas takimit me kryetarin e kësaj komune ai mbajti një konferencë për media.
Gjatë konferencës ai u pyet nga gazetarët nëse po e mban anën e Serbisë.
“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit.
Mirëpo kjo nuk i pëlqeu aspak të parit të Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ai tha se këto akuza janë bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, deklaroi i pari i Preshevës.
Ndiqeni momentin: