Ambasadori i Francës në Beograd: Normalizimi i raporteve është i mundur edhe pa kaluar vijat e kuqe

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, tha sot se Franca dëshiron që procesi i zgjerimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndër të tjera, sepse është një mënyrë për ta mbrojtur Evropën kolektivisht edhe më mirë.

Nuk ka kontradikta ndërmjet procesit të reformës në BE dhe fillimit të procesit të zgjerimit, tha Koshar dhe shtoi se të gjithë e dinë se ka pasur shumë diskutime për këtë temë, sepse Franca fillimisht i ka vënë reformat në agjendë dhe pastaj zgjerimin.

Siç citohet nga mediat serbe, diplomati francez ka thënë se progresi në normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovës është i mundur edhe pa kaluar “vijat e kuqe”.

Ambasadori Cochard e tha këtë në Forumin e Biznesit të 30-vjetorit të Kopaonik në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë Christopher Hill dhe Anke Konrad, si dhe shefja e Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zhiofre, foli

Kategoritë
LajmeVendi