Ambasadori i Turqisë i paraqet letrat kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot ambasadorin e Republikës së Türkiye-s, Tayyar Kağan Atay, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Ambasadori i ri i Türkiye-s në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i ka paraqitur letrat kredenciale Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë thuhet se Presidenti Meta priti sot ambasadorin e Republikës së Türkiye-s, Tayyar Kağan Atay, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

“Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Atay suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona dhe forcimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Meta vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve e njëkohësisht kërkoi shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që bashkëpunimi të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Sipas njoftimit, Meta i shprehu mirënjohjen ambasadorit turk për mbështetjen e Türkiye-s (Turqisë) në përballjen e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit 2019, po ashtu edhe përgjatë pandemisë së COVID-19.

Ambasadori Atay zëvendëson në këtë detyrë ish-ambasadorin Murat Ahmet Yörük.

Kategoritë
LajmeRajoni