Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, viziton KEDS-in

“Dogan, duke shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe vullnetin e vazhdueshëm që Ambasada e Republikës së Türkiye-s tregon karshi investitorëve turq në Kosovë, uroi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, njoftoi KEDS.

Ambasadori i Türkiye-s, Çağrı Sakar, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ku është njoftuar për së afërmi me punën dhe mbarëvajtjet e operimeve të kësaj kompanie.

Siç ka njoftuar KEDS, në kuadër të kësaj vizite, ambasadori Sakar është takuar me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Doğan.

Ambasadori Sakar pas takimit vizitoi qendrat më të rëndësishme të KEDS-it, Qendrën Dispeçerike, nga ku bëhet monitorimi i tërë rrjetit të Kosovës me një sistem dhe teknologji të avancuar, si dhe Qendrën Moderne të Thirrjes nga ku mbahet komunikimi me të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës.

“Doğan, duke shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe vullnetin e vazhdueshëm që Ambasada e Republikës së Türkiye-s tregon karshi investitorëve turq në Kosovë, uroi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, njoftoi KEDS.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak, ka nisur operimet më 8 maj të vitit 2013.

KEDS numëron afro 2 mijë punëtorë me fokusin sigurimin e zgjidhjeve më të mira të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi