Ambasadori i Turqisë në Tel Aviv i dorëzon letrat kredenciale presidentit izraelit

Ambasadori turk, Şakir Özkan Torunlar, u prit në një ceremoni të mbajtur nga Herzog në rezidencën presidenciale të Izraelit në Kudsin Perëndimor.

Ambasadori i Türkiye-s në Tel Aviv, Şakir Özkan Torunlar, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Ambasadori Torunlar u prit në një ceremoni të mbajtur nga Herzog në rezidencën presidenciale të Izraelit në Kudsin Perëndimor.

Pas intonimit të himnit kombëtar, Torunlar i paraqiti presidentit të Izraelit letrat kredenciale.

– Marrëdhëniet Türkiye-Izrael

Türkiye dhe Izraeli përgjatë vitit 2022 kanë ndërmarrë shumë hapa për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke.

Vizita e presidentit izraelit, Isaac Herzog, e zhvilluar në Ankara në mars 2022, u pasua në maj nga vizita në Izrael e ministrit të Jashtëm të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu. Edhe kryeministri izraelit në atë periudhë, Yair Lapid, vizitoi Türkiye-n në muajin qershor.

Türkiye dhe Izraeli më 17 gusht 2022 vendosën që të rrisin në nivelin më të lartë marrëdhëniet diplomatike me emërimin e ambasadorëve në mënyrë reciproke.

Kategoritë
BotaLajme