Mediat iraniane thanë se ambasadori u transferua në një spital në Bejrut pasi u plagos lehtë nga shpërthimi
Ambasadori iranian në Bejrut, Mojtabi Amani, raportohet se është plagosur në shpërthimin masiv të pajisjeve të komunikimit të njohura si ‘pager’ në Liban, transmeton Anadolu.
Mediat iraniane thanë se ambasadori u transferua në një spital në Bejrut pasi u plagos lehtë nga shpërthimi.
Mojtabi në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale X njoftoi se nga shpërthimi është plagosur lehtë edhe gruaja e tij. Dy punonjës të ambasadës gjithashtu u plagosën në shpërthim.
Qindra persona, duke përfshirë disa anëtarë të Hezbollahut, u plagosën sot pasi pajisjet ‘pager’ shpërthyen në kryeqytetin Bejrut dhe në disa zona në mbarë Libanin.
Raportet e mediave lokale thanë se pajisjet shpërthyen pas një shkeljeje izraelite të sistemit të komunikimit.
Ministria e Shëndetësisë, nga ana e saj, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë pajisje komunikimi ‘pager’ që t’i asgjësojnë ato menjëherë.
Tensionet janë rritur përgjatë kufirit Liban-Izrael në mes të sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite derisa Tel Avivi po ecën përpara me një ofensivë kundër Gazës. Ofensiva ka vrarë të paktën 41.200 njerëz që nga tetori i kaluar pas një sulmi të Hamasit.