Ambasadori Minxhozi: 80 % e pushuesve në Shëngjin janë nga Kosova, 60 % në Velipojë, Durrësi është 50/50

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhzoi ka dhënë statistika të pushuesve kosovarë që i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Ai ka thënë se 80 % e pushuesve në Shengjin janë nga Kosova. Ndërkohë thotë se në Velipojë janë 65 % të pushuesve nga Kosova dhe se Durrësi është 50 me 50, raporton Express.

“E keni detin. E ke gabim. Të japë një shifër unë. 80% e pushuesve në Shëngjin janë nga Kosova. 60 % janë në Velipojë. Durrësi është 50 me 50. Si qenkeni pa det. Ajo është pasuri e jona e përbashkët”, ka thënë Minxhozi në FRONTAL të T7.

Ambasadori tutje ka treguar se gjatë vikendeve ka lëvizje të madhe të shqiptarëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e që sillet diku rreth 60 mijë deri në 70 mijë.

Kategoritë
Lajme