Ambasadori Sakar: Institucionet Kosovare duhet t’i marrin hapat ndaj të gjitha institucioneve të FETO-s që veprojnë në Kosovë

1.A na tregoni se çfarë kuptim ka tentim grusht shteti i 15 Korrikut për popullin turk në 6 vjetorin e tij?

Sot Türkiye e manifeston 15 Korrikun-Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.Në tërë Türkiye dhe në 253 pika në misionet diplomatike dhe konsullore të Türkiye, me anë të ceremonive të realizuara, derisa në një anë përkujtohen dëshmorët dhe shprehen falënderime ndaj veteranëve, kurse në anën tjetër festohet dështimi i tentim grusht shtetit së cilës ia mësyu Organizata terroriste Fethullahçu (FETO) më 15 Korrik dhe fitorja e demokracisë me përpjekjen që u dha kundër tankeve, helikopterëve dhe aeroplanëve.

Kurse ne sot fillimisht lutemi për mëshirë të Zotit ndaj 251 dëshmorëve që ranë gjatë asaj nate për ta ruajtur demokracinë tonë, kurse mase 2000 veteranëve iu shprehim mirënjohje. Me respekt e përkujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe veteranëve të cilët e rrezikuan jetën e tyre dhe përmes kësaj e bënë të dështojë këtë nismë tradhtare dhe sulm terrorist, gjatë asaj nate kur Türkiye u ballafaqua me të.

Gjithsesi si në çdo 15 Korrik, tërë Türkiye i mallkon edhe një herë të gjitha organizatat terroriste në krye me FETO-n dheua tërheq vërejtjen që t’i marrin masat e nevojshme pa u bërë shumë vonë gjitha shteteve në të cilat gjendet FETO e cila njerëzit që i tërheq në rrjetin e saj i robotizon e i nxjerr nga njerëzillëk, sikurse bën DEASH dhe Al Kaida duke e keqpërdorur fenë e duke i bërë radikal ata.

Nuk mund të fshihet nga kujtesa e popullit turk egërsia e militantëve të FETO-s që e manifestuan gjatë natës së 15 Korrikut të vitit 2016. Tradhtarët e FETO-s me aeroplanët dhe helikopterët tanë i vranë qindra njerëz të pafajshëm duke e bombarduar Parlamentin, Presidencën, Shërbimin informativ, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Qendrën e Operacioneve Speciale të Policisë.

Si rezultat i hetimeve dhe proceseve gjyqësore që u realizuan me shumë kujdes pas tentim grusht shtetit të 15 Korrikut, nuk mbeti asnjë dyshim se FETO qëndron pas kësaj pune. Për shembull u kuptua se bombardimi i parlamentit u bë me urdhrin e një mësuesi i cili shërbente në të ashtuquajturën shkollë të FETO-s në Ankara. Nuk kemi garanci se ato që FETO i ka bërë në Turqi gjatë dekadave nuk do t’i bëjë edhe në vendet ku është prezent, duke e përfshirë këtu edhe Kosovën.Türkiye është e obliguar që t’ia tërheq vërejtjen për strukturën dhe qëllimet e ndyra të organizatës.

2.Çka është FETO? A na informoni për strukturën e vërtetë dhe cilësitë e tyre?

FETO është model i ri i organizatës terroriste.S’është organizatë humanitare dhe e edukimit, sikurse përpiqet të shfaqet. Përkundrazi, pas kësaj maske fshihet një rrjet interesi i cili është rrezik për çdo shtet në të cilin është aktiv.Pas maskës për të qenë në përputhje me ligjin të këtij rrjeti që përbëhet nga shkollat, fondacionet, spitalet, institucionet mediatike, bankat, ndërmarrjet dhe organizatat e ndryshme joqeveritare, në thelb qëndron një organizatë terroriste e errët dhe tinëzare që ka qëllime politike dhe ekonomike. Sidomos pas 15 Korrikut të gjitha ndërmarrjet ekonomike, spitalet dhe mediat të lidhura me këtë organizatë  fshihnin lidhjet e tyre me FETO-n. Të hyrat që rrjeti i siguronte nga rrugët jo ligjore, pastroheshin brenda këtij rrjeti. Tentim grusht shteti që ndodhi në Turqi më 15 Korrik të vitit 2016 në fakt është vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut, kur kjo vështrohet nga këndi i krimeve që i kreu organizata terroriste FETO. Libreza e krimeve të rrjetit kriminal FETO është mjaft e fryrë. Tentimi grusht shteti i 15 Korrikut duhet të mos harrojmë që ndodhi pse nisi marrja e masave kundër FETO-s në Turqi. Në rrjetin terrorist të FETO-s, shkollat kanë pozitë qendrore. Përmes shpërlarjes së truve të pastër në këto shkolla, përgatitej grupi i militantëve radikalë që i zbatonin pa bërë pyetje urdhrat e liderit të organizatës dhe që s’njihnin asnjë normë ligjore apo etike. Këta militantë përmes vjedhjes së pyetjeve të provimeve në institucionet shtetërore, janë vendosur në pozitat më kritike, kurse ata që janë vlerësuar si pengesë për qëllimet e pista të organizatës janë eliminuar me çdo lloj kurthi. FETO ka kryer çdo lloj krimi me qëllim të ngritjes në pozita të larta të militantëve që i ka sistemuar në institucione, për t’ia dalë mbanë kësaj anëtarët e FETO-s në gjyqësi dhe polici kanë sajuar argumente të rrejshme kundër njerëzve të pafajshëm, përmes padive të gënjeshtërta dhe për shkak të krimeve që s’janë kryer fare mijëra ushtarë, policë e burokratë janë dënuar me burg. Madje FETO që ngriti rrjet serioz të inteligjencës, duke i përfshirë edhe nivelet më të larta të udhëheqësve të shtetit, në mënyrë të jashtëligjshme i incizuan zërat dhe i xhiruan pamjet e zyrave, shtëpive dhe bisedave telefonike të mijëra njerëzve dhe i përdori duke i montuar në përputhje me qëllimin vetanak. Jemi dëshmitarë të faktit kjo strukturë e ndyrë por e fshehtë që mbështetet nga mediat, shoqëritë civile dhe ndërmarrjet e ndryshme të tyre, njëjtë si në Turqi është prezente edhe në shtetet ku gjenden shkollat e FETO-s.

3.Cilat hapa i hodhi Türkiye deri më sot në luftën e saj kundër FETO-S?

Qoftë brenda apo jashtë shtetit, ballafaqimi me FETO-n e përbën njërin prej prioriteteve të angazhimit tonë. Brenda shtetit përgjegjësit e 15 Korrikut dhanë përgjegjësi para drejtësisë duke u bazuar në parimin e sundimit të ligjit. Si rezultat i proceseve hetimore dhe gjyqësore që janë realizuar në korniza të parimeve të shtetit të së drejtës, institucionet e shtetit u pastruan nga këta militantë dhe është eliminur struktura e shtetit paralele që e ndërtuan prej vitesh në mënyrë të fshehtë. Madje janë mbyllur të gjitha strukturat e sektorit privat të FETO-s duke nisur nga arsimi e duke vazhduar me media, sektorin e shëndetësisë e bankat dhe kështu janë zhbërë mekanizmat që e financonin terrorin. Përkundër sfidave të jashtëzakonshme me të cilat u ballafaqua shteti ynë, ballafaqimi ynë ka vazhduar duke u bazuar në sundimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, janë marrë masat e nevojshme që të mos ketë viktima të pafajshme si dhe janë ngritur mekanizmat e nevojshme që të analizohen dhe të zgjidhen pretendimet për viktimizim. Në këtë mënyrë kjo organizatë terroriste, kurrizi i së cilës u thye në Turqi, përpiqet të mbetet në këmbë me strukturën e saj jashtë shtetit dhe me rrjetin e saj në vlerë të miliarda dollarëve që i ka jashtë vendit, duke e përfshirë edhe Kosovën në këtë listë, përmes të ashtuquajturave shkolla, konvikte, spitale, biznese, organizata joqeveritare dhe institucione mediatike përpiqen ta dëmtojnë Türkiye me pretendime jo të vërteta. Për shkak të natyrës që e ka ballafaqimi me FETO-n e strukturuar jashtë shtetit, vazhdon të jetë prej prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiye. Në korniza të kësaj, gjatë të gjitha takimeve që i kemi me homolog të shteteve tjera, e theksojmë rrezikun që e shkakton FETO në vendet ku është aktive dhe kërkojmë të merren masat e nevojshme.

Ne i kemi aktivizuar masat administrative dhe procedurat gjyqësore me qëllim të ngushtimit të hapësirës së veprimit të organizatës terroriste FETO jashtë vendit, pengimit të ikjes nga drejtësia dhe transferimit të parave. Në kuadër të hetimeve që i ka hapur Türkiye ndaj kryesuesve të FETO-s jashtë vendit, i ndjekim si rrjedhin zhvillimet për kërkesat tona të transferimit të tyre në Turqi. Gjithashtu vazhdojnë angazhimet tona për mbylljen e të ashtuquajturave institucione arsimore të lidhura me FETO-n, pastrimin nga elementet e tyre dhe transferimin e tyre tek Fondacioni turk Maarif. Qoftë edhe nëse s’është në shpejtësinë që duam, tanimë ka nisur të kuptohet rreziku që e paraqet prezenca e FETO-s si lloj i ri i organizatës terroriste, në ato vende ku gjendet. Shtetet e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare, FETO-n e shpallën organizatë terroriste. Në saje të ngritjes së vetëdijes në arenën ndërkombëtare kundër FETO-s, ndikoi që aktivitetet e tyre të ndiqen për së afërmi dhe të hetohen. U nxorrën në pah aktivitetet e ndryshme të jashtëligjshme që u nisën nga vartësit e FETO-s. Krahas atyre që janë deportuar në vende të treta, nga shumë vende mase 110 anëtarë të FETO-s u dëbuan për në Turqi.

Deri më sot në 45 shtete u mbyllën shkollat e lidhura me FETO-n, kurse në njëzet prej tyre ato u transferuan te Fondacioni turk Maarif. Krahas kësaj Fondacioni turk Maarif në 32 shtete hapi shkolla të reja. Këto angazhime tonat e shtuan presionin mbi anëtarët e organizatës që veprojnë jashtë vendit, kështu që ndikoi në ngushtimin serioz të strukturës së organizatës jashtë vendit dhe të hapësirës së tyre të manovrimit.

Derisa në nivel ndërkombëtar vërehet një dëmtim i FETO-s që është i dukshëm, organizata duke i përdorur mundësitë e PR dhe lobimitt, përpiqet që përmes lajmeve të rrejshme të krijojë imazhin e viktimës, të rishfaqet në media dhe të fuqizohet duke i fuqizuar raportet me qarqet armike ndaj Turqisë. Angazhimet tona ndaj strukturës së FETO-s jashtë vendit, për të cilat e dimë se do të jenë afatgjate, do të vazhdojnë me vendosmëri.

4.Cilat janë pritjet tuaja nga Kosova për ballafaqim me FETO-n?

Türkiye dhe Kosova kanë raporte të fuqishme miqësore dhe vëllazërore që bazohen në histori të përbashkët. Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës shkon që para shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Türkiye dha kontribute të rëndësishme që të rritet kapaciteti i institucioneve të Kosovës dhe ta merr vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar.Türkiye është e kënaqur që Kosova të zhvillohet në çdo drejtim.Gjatë natës së 15 Korrikut kur ngjau tentim grusht shteti, mbështetja e fuqishme që ia dha populli i Kosovës shtetit të Turqisë dhe solidarizimi i fuqishëm që e shpërfaqi, në kujtesën tonë mbeti si shpërfaqje shumë e çmueshme e miqësisë sonë historike. Me këtë rast edhe një herë i shpreh falënderimet tona për vëllezërit Kosovarë që e mbështetën moralisht fitoren e demokracisë që ne gjatë asaj nate e fituam në Turqi duke e rrezikuar jetën tonë. Krahas kësaj “veprimi në përputhje me ligjin” si maskë pas së cilës fshihet rrjeti i organizatës terroriste FETO, përmes përvojës sonë të hidhur që e patëm në Turqi, e dimë se si prej vitesh ia dolën ta fshehin fytyrën e tyre të ndyrë memetodat që s’merren me mend të fshehjes që i zbatojnë militantët e tyre, me pjesëtarët që janë infiltruar në institucione dhe me aktivitetet e mediave e ojq-ve të organizatës në fjalë.E shohim se shtetet të cilat rrezikun e FETO-s e shqyrtojnë nga perspektiva e tyre dhe e hetojnë prapaskenën e maskës që e përdorin, e nxorën në pah një listë të gjatë të krimeve që kanë qëndruar të fshehura duke nisur nga pastrimi i parave, ryshfeti dhe keqpërdorimet, deri te pasaportat e vizat e falsifikuara. Masat që i morën institucionet e Kosovës në të kaluarën ndaj anëtarëve të organizatës terroriste FETO, përgëzohen nga tërë Türkiye. Krahas kësaj janë edhe hapat që duhet t’i marrin institucionet Kosovare ndaj të gjitha institucioneve të FETO-s që veprojnë në Kosovë duke u nisur nga të ashtuquajturat shkolla të tyre.

Këtë natyrisht se s’duhet ta bëjnë për Türkiye, por për Kosovën dhe fëmijët tuaj që janë e ardhmja e Kosovës. Sidomos vërejtjet që i japin disa media në Kosovë gjatë kohëve të fundit janë prej angazhimeve që i shënojmë me kënaqësi. Si Turqi, urimi ynë i sinqertë është që Kosova dhe miqtë tanë tjerë t’i nxjerrin mësimet e duhura nga gabimet që i kemi bërë ne.Gjatë vizitës që e realizoi presidentja e Kosovës Osmani më 1 Mars 2022, Presidenti ynë  pritjet tona për ballafaqim me FETO-n i theksoi në nivelin më të lartë institucional. Gjithashtu edhe Ministri i Punëve të jashtme Mevlyt Çavushogllu gjatë muajit Qershor në Kosovë, me theks të veçantë i vu në pah pritjet për ballafaqim me FETO-n. Si Turqi që jemi do të vazhdojmë vendit mik dhe vëlla të Kosovës t’ia tërheqim vërejtjen për rrezikun që vjen nga FETO dhe angazhimet tona do t’i vazhdojmë në shumë drejtime. Gjithashtu me shumë kënaqësi jemi dëshmitarë të faktit se shumë miq Kosovarë në thelb janë të vetëdijshëm për FETO-n. Shtimi i aktiviteteve të edukimit nga Fondacioni turk Maarif, është njëri ndër prioritetet tjera në angazhimet tona për ballafaqim me FETO-n. Shkollat e Maarif angazhimet e tyre i vazhdojnë në 49 vende me 428 institucione arsimore. Kurse në Kosovë Fondacioni Maarif angazhimet i vazhdon në Prishtinë dhe Prizren dhe me staf të zgjedhur arsimor. Institucioni i vetëm turk që vepron jashtë vendit dhe që e ka mbështetjen e Republikës së Türkiye janë shkollat e Fondacionit Maarif.

Dua ta theksoj në mënyrë të veçantë se të ashtuquajturat “Shkolla turke/Kolegje turke” të FETO-s në vendet tjera dhe në Kosovë, nuk kanë lidhje me vendin tonë dhe dyert e institucionave te larta të arsimit ne Turqi janë të mbyllura për këto, per shkak të lidhjeve me organizatën terroriste. Gjithashtu mendoj se këto të ashtuquajtura shkolla të tyre në Kosovë, me anë të një aktiviteti që e organizuan në një hotel në Prishtinë, treguan hapur se nuk e synojnë edukimin, por përpiqen të përgatisin militantë për rrjetine ndyrë të FETO-s.

 

 

Kategoritë
INTERVISTALajmeLajmet Kryesore