Ambasadori turk Sakar: Punimet tona për ta kuptuar dukjen e vërtetë të FETO-s në Kosovë do të jenë të shumë-anshme

Derisa po afrohemi në pesëvjetorin e grushtetit, a mund ta kuptojmë edhe një herë nga ju se çka ndodhi në natën e 15 Korrikut të vitit 2016 në Turqi?

Anëtarët e Organizatës Terroriste Fetullahiste të inflitruar në ushtrinë tonë, duke dalur nga zinxhiri komandues, në natën e 15 Korrikut të vitit 2016, në Turqi ia mësynë një grusht shteti. Ky tentim grusht shteti është sulmi terrorist më i përgjakur me të cilin është përballur shteti ynë gjatë historisë. Gjatë asaj nate 251 qytetarë ranë dëshmorë dhe mase 2000 prej tyre u plagosën. Gjatë procedurave të hetimeve dhe marrjeve në pyetje që u realizuan gjatë 5 viteve, nuk ka më dyshim se pas tentim grushtetit të 15 Korrikut qëndron Fetullah Gyleni.

Tradhëtarët gjakatarë, me aeroplanët tanë ushtarakë i bombarduan; Parlamentin, Presidencën, Agjencionin e intelegjencës, Qendrën e Operacioneve Speciale të policisë në Gölbaşı të Ankarasë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Drejt qytetarëve tanë që dolën në rrugë për ta mbrojtur demokracinë janë vozitur tankset, u lëshuan bomba nga ajri dhe u hap zjarr nga helikopterët. Tradhëtarët e FETO-s të dukur si ushtarë, kanë lëshuar bomba sipër kolegëve të tyre ushtarakë, pa ju lëvizur as qerpiku. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i qeverisë që erdhi në pushtet përmes rrugëve demokratike, përfundimi i demokracisë e cila Turqinë e shdnërroi në njërin nga shtetet më të respektuara, të fuqishme dhe me ndikim, andaj synuan që vendi të lihet në kontroll të një grupi të grushtetasve të devijuar dhe tru-shpërlarë të cilët do ta udhëhiqnin atë në përputhje me interesat e kësaj organizate terroriste.

Ky sulm tradhëtarë i organizuar nga FETO, falë Zotit dështoi si i tillë në saje të mbrojtjes në mënyrë të guximshme të qindra e mijëra qytetarëve kundrejt tankseve, aeroplanëve ushtarakë dhe helikopterëve. Rrezistenca demokratike e ushtarëve dhe policëve të cilët refuzuan t’i bashkangjiten tradhëtarëve dhe qëndrimi i gjallë që e reflektuan fillimisht Presidenti dhe liderët politikë, nuk lejoi të realizohet grushteti dhe e ruajti demokracinë, shtetin dhe njeriun tonë. Dëshmorëve, që gjatë asaj nate u shtrinë para tankseve dhe që atdheun e çmuan më shumë se veten, ju dëshiroj mëshirë nga Zoti dhe familjarëve ua shpreh ngushëllimet e mia.

 

​ A mund të na informoni për dukjen e brendshme të FETO-s dhe strukturimin e saj? 

Në historinë tonë nuk ka rast të ngjashëm kur egërsia e shpërfaqur gjatë 15 Korrikut prej njerëzve të cilët njëjtë sikurse te ISISI dhe Al Kaida edhe te rrjeti i FETO-s, përtej radikalizimit, ata janë thuajse të robotizuar. Krahas kësaj tentim grushteti i pasuksesshëm i 15 Korrikut, në thelb është vetëm pjesa e dukshme e akullnajës. Dëftesa e krimeve të rrjetit të ndyrë të FETO-s është mjaft e gufuar. Duhet të mos harrojmë se tentim grusht shteti i 15 Korrikut u realizua sepse u hetua rreziku që vinte nga organizata dhe se nisëm të marrim masa ndaj tyre. Gjatë dhjetëra viteve FETO në Turqi dhe pastaj në tërë botën e ngriti një rrjet të errët përmes të ashtuquajturave shkolla, kurse dhe konvikte. Duke i ndikuar mendjet e reja në shkollat që vepronin në kuadër të një lëvizjeje të kinse arsimore, u përgatit grupi i pasuesve radikalë që i zbatonin pa i menduar urdhëresat e liderëve të organizatës, që nuk njihnin për hir të kësaj asnjë normë ligjore e as morale. Të diplomuarit nga këto shkolla u sistemuan në institucionet më kritike të shtetit duke u vjedhur pyetjet e provimeve pranuese të shtetit dhe në këtë mënyrë njerëzit që i panë si pengesë para qëllimeve të ndyra të organizatës, nisën t’i eliminonin përmes të gjitha llojeve të kurthave. FETO i cili e fuqizoi aspektin ekonomik dhe politik duke i keqpërdorur burimet dhe autoritetin e shtetit në drejtim të interesave të organizatës, i kreu të gjitha llojet e krimeve me qëllim të ngritjes në nivele të larta me shpejtësi militantët e tyre të përgatitur më parë. Në drejtim të këtij qëllimi nga anëtarët e FETO-s që ishin në polici dhe gjyqësi u sajuan argumente të rrejshme ndaj njerëzve të pafajshëm dhe përmes përdorimit të tyre, mijëra ushtarë, policë dhe byrokratë u përjashtuan nga puna dhe u burgosën. Si shtesë ndaj të gjitha këtyre, kjo organizatë terroriste e cila ngriti edhe strukturë të intelegjencës, në mënyrë të paligjshme i përgjoi telefonatat, shtëpitë dhe zyrat, ua xhiroi pamjet e i inçizoi zërat e tyre dhe mblodhi informata me vlerë intelegjence të mijëra njerëzve të cilët në të ardhmen do të dëshironte t’i largonte nga puna duke i kërcënuar në përputhje me interesat e tyre. FETO që mund të definohet si lloj i ri i një organizate terroriste, nuk është lëvizje që angazhohet me arsim dhe bamirësi, ashtu si përpiqet të duket. Përkundrazi, këta janë rrjet i ndyrë që paraqesin rrezik serioz për çdo shtet ku gjenden. Kjo është organizatë tinëzare e cila pas maskës së saj të arsimit dhe bamirësisë, i përparon qëllimet politike dhe ekonomike. Detyra jonë si shtet i cili pësoi më së shumti dëm nga organizata është që t’ua tërheqim vërejtjen e shteteve mike e aleate për qëllimet e tyre të errëta.

 

Cilat janë hapat e hedhur nga Turqia në përpjekjen tuaj për ballafaqim me FETO-n?

Gjatë pesë viteve të kaluara, njëri ndër prioritetet e shtetit tonë si brenda si jashtë shtetit ka qenë ballafaqimi me FETO-n. Përpjekjet brenda shtetit rezultuan me llogaridhënien e përgjegjësve të tentim grushtetit para drejtësisë e cila ngritet mbi parimin e sundimit të ligjit. Duke vepruar në korniza të parimeve të shtetit të së drejtës, shteti ynë u pastrua nga militantët e kësaj organizate dhe u rrënua struktura e shtetit paralel që e ndërtuan gjatë viteve me një fshehtësi të madhe. Këta militantë që ia nxinë jetën e mijëra njerëzve përmes kurthave që i ngritën, duke u shfaqur jashtë shtetit si viktima, qoftë edhe nëse i vazhduan propagandat e errëta në shtetet tjera kundër Turqisë, të vërtetat kanë filluar të kuptohen nga opinioni ndërkombëtar. Në anën tjetër strukturat e FETO-s që shtrihen në sektorin privat duke nisur nga arsimi në media dhe sektori i bankave janë evituar dhe mekanizmat që i kanë mundësuar financa terroristëve janë zhdukur një nga një. Përkundër sprovave të jashtëzakonshme të sigurisë me të cilat ballafaqohemi, përpjekjet tona brenda shtetit janë zhvilluar duke u marrë parasysh sundimi i ligjit dhe ruajtja e të drejtave dhe lirive themelore. U dha mund që të mos dëmtohet ndokush dhe janë ngritur mekanizma të reja për hulumtim dhe zgjidhje të problemeve të të dëmtuarve. Kjo organizatë terroriste e cila gjatë këtij procesi në Turqi e humbi boshtin e saj kurrizor, përpiqet të qëndrojë në këmbë përmes strukturave të saj që i ka jashtë shtetit. Rrjedhimisht, përpjekja ndaj FETO-s jashtë shtetit ka fituar më shumë rëndësi.

 

Si ballafaqohet Turqia me strukturat e FETO-s jashtë shtetit? A mund të na jepni shembuj të rrezultateve?

Ballafaqimi me FETO-n jashtë shtetit, vazhdon të jetë prej prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në korniza të kësaj gjatë të gjitha takimeve që i kemi me palët tjera jashtë shtetit, përmes shembujve konkretë e theksojmë se në shtetet ku FETO gjendet, kjo organizatë synon të krijojë fuqizim politik dhe ekonomik për vete dhe në këtë drejtim, nuk privohet nga shkelja e ligjeve të shteteve në të cilat funksionon. Në anën tjetër ngushtimi i hapësirës së aktiviteteve të organizatës terroriste FETO jashtë shtetit, janë aktivizuar edhe masat administrative dhe procedura penale për pengim të transferimit të mjeteve materiale. Në kuadër të hetimeve të nisura nga Turqia ndaj udhëheqësve të FETO-s jashtë shtetit, vendeve ku gjenden këta njerëz ua kemi dërguar kërkesat për ekstradimin e tyre. Mbyllja e të ashtuquajturave institucione arsimore të udhëhequra nga FETO, pastrimi i pikave të FETO-s dhe kalimi i tyre te Fondacioni Maarif, janë prej iniciativave që jemi duke i realizuar. Në nivel ndërkombëtar, edhe pse jo në shejtësinë që duam, ka nisur të kuptohet se FETO, e cila mund të definohet si lloj i ri i një organizate terroriste, nuk është lëvizje që angazhohet me arsim dhe bamirësi, por një organizatë e errët e cila ka qëllime politike dhe ekonomike. Shtete të ndryshme dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare e shpallën FETO-n organizatë terroriste. Vetëdija e krijuar në shtetet e treta për FETO-n, rezultoi me ndjekjen dhe hetimin nga afër të aktiviteteve të njerëzve të tyre nga shtetet në fjalë. Në shumë shtete dolën në pah aktivitetet jashtë-ligjore të FETO-s. Në shtetet e treta, përveç atyre që janë përjashtuar nga ato vende, nga shumë shtete për në Turqi u transferuan mase 100 anëtarë të FETO-s.

Deri më sot në 42 vende aktivitetet e shkollave dhe kurseve të gjuhës të lidhura me FETO-n janë mbyllur pjesërisht ose tërësisht, kurse 20 prej tyre janë transferuar te Fondacioni turk Maarif. Këto përpjekje tonat e kanë shtuar presionin te anëtarët e organizatës që janë jashtë shtetit dhe ka shkakuar ngushtim serioz në strukturimin dhe hapësirën e manovrimit të organizatës. Derisa në rrjetin global të FETO-s e shohim një dëmtim që duket me sy, organizata duke i përdorur mundësitë që i vijnë nga PR dhe lobimi, bënë përpjekje që përmes lajmeve të pavërteta të viktimizohet, të shfaqet sërish në medie dhe ta fuqizojë bashkëpunimin me qarqe armike të Turqisë. Puna jonë kundër FETO-s, për të cilën e dijmë se jashtë shtetit ka strukturim afat-gjatë, do të vazhdon me vendosmëri.

 

Si rrjedh bashkëpunimi i Turqisë me Kosovën në këtë drejtim?

Turqia dhe Kosova, mes vete ka raporte të cilat bazohen në histori të përbashkët. Bashkë-atdhetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe të shkuarit nga Kosova që jetojnë në Turqi, këtë vend për ne e bëjnë tejet të rëndësishëm. Mbështetja e fuqishme e Turqisë për Kosovën, shkon edhe para vitit 2008 ende pa u shpallur pavarësia. Qoftë edhe gjatë kohës së pas shpalljes së pavarësisë, ne kemi bërë çkado që kemi mundur që Kosova në arenën ndërkombëtare të jetë shtet i respektuar. Për ne është shumë i çmuar fakti se populli vëlla që e kemi në Kosovë, pas tentim grusht shtetit të 15 Korrikut, me përkrahjen që e tregoi ndaj nesh duke dalur në rrugë gjatë asaj nate, dëshmuan se janë pranë popullit dhe demokracisë turke. Duke u nisur nga përvoja jonë e dijmë se si e kamuflon veten organizata terroriste FETO me anë të maskës “Veprimi në përputhje me ligjet”, metodat e paparamenduara që ia zbaton përkrahësve për t’u fshehur dhe si ia kanë dalur mbanë që t’i fshehin aktivitetet e tyre penguese përmes dukjes së tyre të errët. Tanimë e shohim se një listë e gjatë e aktiviteteve kriminale sikurse janë pastrim parash, mito, keqpërdorimet, falsifikimet e pasaportave dhe vizave që dikur kanë mbetur të fshehura, tani e nxjerrin në pah fytyrën e tyre të vërtetë.Institucionet e Kosovës i përgëzojmë për masat që i kanë marrë ndaj anëtarëve të organizatës terroriste FETO. Përkundër kësaj, ka ende hapa që duhet t’i hedhin për vendet e lidhura me FETO-n, duke nisur nga të ashtuquajturat shkolla të tyre. Këtë duhet të mos e bëjnë për Turqinë, por për të ardhmen e Kosovës dhe fëmijët e tyre. Si Turqi urojmë që asnjë shtet i yni mik, të mos i përsëris gabimet që ne i kemi bërë në të kaluarën. Ne jemi të gatshëm që me institucionet e Kosovës ta rrisim bashkëpunimin për çështjen e FETO-s. Punimet tona për ta kuptuar dukjen e vërtetë të FETO-s në Kosovë do të jenë të shumë-anshme. Gjithashtu vazhdimi i aktiviteteve arsimore të Fondacionit turk Maarif, në sferën e arsimit, është njëri ndër prioritetet tona.

 

Disa herë ju qasët rëndësisë së çështjes së shkollave dhe Fondacionit Maarif për ballafaqim me FETO-n. A mund të na informoni shkurtimisht për shkollat e Fondacionit ndërkombëtar Maarif?

Shkollat ndërkombëtare Maarif të mbështetura nga Republika e Turqisë, aktivitetet e tyre i vazhdojnë në 44 vende me 359 institucione arsimore. Fondacioni Maarif, në Kosovë vepron në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren me 82 mësimdhënës, 132 nëpunës dhe mase 650 nxënës. Shkollat ndërkombëtare Maarif të cilat aktivitetet i kanë nisur prej vitit 2017, brenda një kohe shumë të shkurtër me infrastrukturën e ofruar, sistemin arsimor, kuadrin e zgjedhur dhe punimet akademike, i nënshkroi shumë suksese të rëndësishme. Të diplomuarit nga shkollat Maarif që duan të studiojnë në universitetet në Turqi nuk kanë nevojë të paguajnë gjë për këtë. Ky diferencim i rëndësishëm nga Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi, mundësohet vetëm për të diplomuarit nga Shkollat Maarif. Andaj uroj që sa më shumë të diplomuar nga Shkollat Maarif të vazhdojnë të studiojnë në universitetet turke. Shkollat e vetme jashtë Turqisë që e kanë mbështetjen e Republikës së Turqisë janë Shkollat Maarif. Të ashtuquajturat shkolla të FETO-s të cilat krahas shteteve tjera edhe në Kosovë përpiqen të tregohen si “Shkolla turke/kolegje turke”, por megjithatë nuk e kanë asnjë lidhje me vendin tonë. Ne e kemi obligim moral që t’ia tërheqim vërjetjen fëmijëve dhe familjeve të shtetit vëlla të Kosovës, për këtë strukturë të errët që i dolën në pah punët e saj të ndyra, sidomos  pas ngjarjeve që ndodhën në Turqi.

Kategoritë
INTERVISTALajmeLajmet KryesoreVendi