Pacienti i parë amerikan me linë e majmunit që doli publikisht me betejën e tij kundër virusit tropikal, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë për një punë ‘të mangët’ të testimit për virusin, gjë që ka lënë shumë raste të padiagnostikuar.
Matt Ford, një aktor i vetëpunësuar që e ndan kohën e tij mes Los Angeles-it dhe New York-ut, ka folur për të paralajmëruar njerëzit se sëmundja ‘ta shpif’ dhe ata duhet ta marrin ‘seriozisht’. Ai kritikoi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për përpjekjet e tyre të dobëta të testimit, duke thënë se zyrtarëve iu deshën tre ditë për të diagnostikuar sëmundjen e tij deri në të cilën ai ‘tashmë e dinte’ se çfarë do të thoshin.
Duke ia zbuluar diagnozën e tij për Buzzfeed, Ford tha se e kapi virusin pasi kishte ‘kontakt lëkurë me lëkurë’ me një pacient tjetër.