Ana Brnabiç: Deputetja e SNS-së pësoi goditje në tru pas hedhjes së bombës tronditëse, po lufton për jetën

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, e para pas më shumë se tre muajsh, deputetët e opozitës hodhën bomba tymuese, duke shkaktuar kaos të plotë në sallë.

Menjëherë pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabić, deklaroi se deputetja e SNS-së, Jasmina Obradović, pësoi një goditje në tru si pasojë e bombës tronditëse të hedhur.
“Deputetja Jasmina Obradoviç pësoi një goditje në tru dhe është në rrezik për jetën, ajo po lufton për të mbijetuar pasi i hodhët një bombë tronditëse”, tha Ana Brnabiç.

Pas një pauze prej rreth 10 minutash, për shkak të tymit të dendur që mbuloi të gjithë sallën, Brnabić u bëri thirrje deputetëve të kthehen në punë.

“Do të duhet të na vrisni. Unë do të vazhdoj të punoj. Nuk mund të na ndalni ndryshe, unë do të vazhdoj të luftoj për Serbinë”, deklaroi më pas Brnabiç.

Seanca vazhdoi në kushte pothuajse të pamundura, pasi tymi krijoi probleme të mëdha për të gjithë të pranishmit. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi fillimisht Aleksandar Vulinin, e më pas Siniša Malin, të merrnin fjalën në seancë.

Sipas mediave serbe, pas kaosit, dhjetëra policë me rroba civile hynë në sallë./Gazetaere

Kategoritë
LajmeRajoni