Anarki në Meksikë, Karteli djeg qytetet në kufi me Amerikën

Anëtarët e Kartelit të drogës Jalisco Nueva Generacion kanë shkaktuar kaos në qytetet meksikane në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë fundjavës, duke djekur makina dhe bllokuar rrugët dhe duke qëlluar me armë ndaj godinave. Autoritetet amerikanë u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të mos kalojnë kufirin për shkak se u rrezikohet jeta.

Dhuna shpërtheu përgjatë bregut të Paqësorit për shkak se anëtarët e kartelit kërkonin lirimin e krerëve të organizatës së tyre. Presidenti André Manuel López Obrador u përpoq të qetësonte banorët e qyteteve të prekura nga trazirat duke thënë se shteti kishte gjithçka nën kontroll.

Sipas autoriteteve, deri tani janë arrestuar 17 persona në qytete të ndryshme, 3 prej të cilëve janë identifikuar si anëtarë të rregullt të Kartelit Jalisco Nueva Generacion.

Gjithçka nisi pas arrestimit të Ricardo Ruiz, të njohur edhe si “Doble R”, në Guadalajara, Jalisco. Ai përflitet se është prodhuesi i videove që publikohen në YouTube dhe që glorifikojnë kartelin, si dhe gjithashtu po hetohet në lidhje me vrasjen e një modeleje venezuelane, Daisy Ferrer, në vitin 2012, dhe të një zyrtari të Jalisco-s në vitin 2013.

Të premten, karteli lëshoi një thirrje publike për qytetarët e Tijuana-s, duke i këshilluar të qëndronin në shtëpi, pasi luftën nuk e kishte me njerëzit, por me qeverinë.

 

Kategoritë
BotaLajme