Ancelotti: E pashë Ronaldon të lumtur dhe të motivuar, largimi nga Evropa është vendimi i duhur

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se Cristiano Ronaldo është shumë i motivuar dhe i lumtur pasi u bë zyrtarisht lojtar i ri i Al-Nassr dhe shtoi se portugezi mori vendimin e duhur në këtë drejtim.

Para Botërorit të Katarit, Ronaldo ndërpreu kontratën me Manchester United dhe pas disa javë negociatash, vendosi të largohej nga futbolli evropian dhe të vazhdonte karrierën në Arabinë Saudite, ku nënshkroi kontratën me Al-Nassr.

Portugezi ka vizituar stërvitjen e Real Madridit para finales së Superkupës, të cilën do ta luajë kundër Barcelonës dhe ka shfrytëzuar rastin të flasë me trajnerin e Klubit Mbretëror, Carlo Ancelotti. Siç tha ky ekspert nga Italia, Ronaldo është dukshëm i motivuar dhe i lumtur.

“E pashë Cristianon shumë të motivuar dhe të lumtur. Mendoj se ai mori vendimin e duhur duke u transferuar te Al-Nassr,” tha shkurt Ancelotti.

Në fanellën e Real Madridit, Ronaldo ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe me meritë konsiderohet si legjendë e klubit, si dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj skuadre.

Kategoritë
Sport