Ancelotti po konsideron përdorimin e formacionit alternativ për të përshtatur Mbappen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se po konsideron një formacion apo rreshtim alternativ për të përshtatur Kylian Mbappen pas transferimit këtë verë.

Ardhja e yllit të madh francez në Santiago Bernabeu ka shkaktuar ‘kokëdhimbje’ për trajnerin Ancelotti.

Megjithatë, trajneri italian ka në mendje një ide për të përshtatur Mbappen, duke përdorur një formacion alternativ.

Sipas gazetarit të L’Equipe, Antoine Simonneau, Ancelotti po ‘konsideron’ përdorimin e formacionit 4-4-2 në disa ndeshje të sezonit të ri.

Në këtë rast, Mbappe do të luante përkrah një sulmuesi tjetër që ka gjasa të jetë Vinicius Junior, ndërsa Jude Bellingham do të luante si nr.10.

Në thelb, do të ishte formacioni që Ancelotti e përdori shumë sezonin e kaluar. Megjithatë, këtë herë, Mbappe do të zëvendësonte Rodrygon.

Megjithatë, në shumicën e kohës, Real Madridi pritet të luajë me rreshtimin 4-3-3 me Mbappen në qendër, Rodrygo në të djathtë dhe Vinicius në të majtë.

Kategoritë
LajmeSport