Anëtarësimi në NATO Suedisë dhe Finlandës/Stoltenberg: Po përpiqemi të bindim Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut të Veriut ka deklaruar se është në komunikim me Turqinë për të gjetur një “rrugë të përbashkët për të adresuar shqetësimet e Ankarasë mbi ofertën e Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.

Dy vendet nordike thanë dje se do të vazhdonin një dialog me Turqinë mbi anëtarësimin e tyre në NATO por nuk thanë nëse kishte pasur përparim në tejkalimin e kundërshtimeve të Ankarasë.

Duke iu referuar bisedimeve që u zhvilluan në Ankara javën e kaluar midis delegacioneve nga të tre vendet, ministri i jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, u shpreh se “Së bashku me Suedinë, ne do të bëjmë detyrat tona dhe do të përgatitemi për pyetjet që ka Turqia. Stoltenberg tha se do të mblidhte zyrtarë të lartë nga Finlanda, Suedia dhe Turqia në Bruksel në ditët në vijim për të diskutuar këtë çështje”

Kategoritë
BotaLajme