Angelina Jolie apelon për donacione për Türkiye-n dhe Sirinë pas tërmeteve

“Zemra ime është me popullin e Sirisë dhe Türkiye-s. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po e përjetojnë në këtë kohë,” shkroi Jolie në Instagram.

Aktorja amerikane Angelina Jolie apeloi për donacione për Türkiye-n dhe Sirinë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës nga të cilët mijëra njerëz humbën jetën, transmeton Anadolu.

“Zemra ime është me popullin e Sirisë dhe Türkiye-s. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po e përjetojnë në këtë kohë,” shkroi ajo në Instagram.

Aktorja tha se ajo ka bërë donacion dhe shpreson se që edhe “të tjerët të mendojnë të japin gjithashtu”.

Ajo ndau fotografi nga zonat e tërmeteve të të dy vendeve dhe një ‘link’ për donacion.

Kategoritë
BotaLajme