Anija e re e shpimit të Turqisë së shpejti do të nis operimin në Mesdhe

“Anija e shpimit ‘Abdulhamid Han’ është planifikuar që muajin e ardhshëm të fillojë operacionet në Mesdhe”, tha Oktay.

Zv.presidenti turk, Fuat Oktay, ka bërë të ditur se anija e katërt e shpimit e Türkiye-s në muajin gusht do të nis operacionet në Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

“Anija e shpimit ‘Abdulhamid Han’ është planifikuar që muajin e ardhshëm të fillojë operacionet në Mesdhe”, tha Oktay në një ceremoni të mbajtur në Republikën Turke të Qipros Veriore me rastin e 20 korrikut, Ditës së Paqes dhe Lirisë.

Me pajisjet e saj teknike dhe karakteristikat fizike, ‘Abdulhamid Han’ do të shërbejë si anija më e fuqishme e flotës në “atdheun blu” të Türkiye-s, një zonë detare e bazuar në të drejtat sovrane të vendit.

Anija është 238 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, ndërsa peshon 68 mijë tonë bruto me një thellësi maksimale të shpimit prej 12.200 metrash. Ajo ka lartësinë e kullës 104 metra dhe një kapacitet ekuipazhi prej 200 personash.

Türkiye gjatë katër viteve të fundit ka ndërmarrë aktivitete të shpimit në ujërat e saj.

Kategoritë
BotaLajme