Anija ruse me grurë largohet nga porti turk

Një anije mallrash me flamur rus, Zhibek Zholy, e cila dyshohej se mbante grurë të vjedhur ukrainas, u largua nga porti veriperëndimor turk i Karasu të mërkurën vonë, tregojnë të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv.

Të dielën, ambasadori i Ukrainës në Turqi tha se autoritetet turke kishin ndaluar anijen. Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë arrestimin e anijes.Të mërkurën, ministria e jashtme e Rusisë hodhi poshtë si të rreme raportet e ndalimit të anijes nga autoritetet.

Kievi ka akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të tyre në fund të shkurtit. Kremlini, më parë ka mohuar se Rusia ka vjedhur ndonjë drith ukrainas

Kategoritë
BotaLajme