Anijet amerikane dhe turke të NATO-s hynë në portin malazez të Tivarit

Dy anije të Grupit 2 të Përhershëm Detar të NATO-s kanë hyrë sot në portin malazez të Tivarit.

Bëhet fjalë për anijet e shteteve anëtare të NATO-s, amerikane “USS James E. Williams” dhe turke “TCG Barbados” që kanë hyrë në Portin e Barit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi.

“Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes në rajon dhe forcimi i sigurisë detare në ujërat e vendeve anëtare të NATO-s. Anija amerikane është lidere e Grupit të Përhershëm Detar 2 të NATO-s”, theksojnë ata në njoftim.

Mali i Zi u bë anëtar i aleancës së NATO-s në mesin e vitit 2017 në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit.

Kategoritë
LajmeRajoni