Ankaraja mirëpret takimin e Dialogut Politik Turqi-BE

Takimi i Dialogut Politik mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në nivel të drejtorëve politikë do të mbahet nesër në kryeqytetin Ankara.

Takimi i Dialogut Politik mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në nivel të drejtorëve politikë do të mbahet nesër në kryeqytetin Ankara.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet: “Në takimet që do të zhvillohen ndërmjet delegacionit tonë të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Drejtori për Çështjet e BE-së, ambasadori Faruk Kaymakci dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Sedat Onal, dhe delegacionit të BE-së të kryesuar nga Enrique Mora, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i BE-së i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Maciej Popowski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i politikës së fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit të Komisionit Evropian, në përputhje me perspektivën e anëtarësimit, do të diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kategoritë
BotaLajme