Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv zbarkojnë tek ambasada e Iranit

Teksa përfundon afati prej 24 orësh që u la për stafin e ambasadës së Iranit për tu larguar nga Shqipëria, duket se incidenti i parë është shënuar. Dyshohet se stafi ka refuzuar që të dorëzojë në mënyrë diplomatike ish-godinën ku qëndronin.

Gjendur në këtë situatë Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv do kontrollojnë godinën ku ishte ambasada e Iranit.

Kujtojmë se Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që ky shtet bëri ndaj vendit tonë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, stafi i ambasadës së Iranit, dyshohet se ka djegur shumë dokumente konfidenciale për të mos lënë gjurmë të dyshimta pas.

Kategoritë
LajmeRajoni