“Antivirali Heparin kufizon dëmtimin e mushkërive tek pacientët me COVID-19”

Profesori Frank van Haren tha se ilaçi Heparin do të jetë një mundësi me kosto të ulët, i sigurt, efektiv dhe premtues në trajtimin e COVID-19 kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një ilaç antiviral me kosto të ulët dhe i përdorur gjerësisht kufizon dëmtimin e mushkërive tek pacientët me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtuesit nga Australian National University dhe King’s College London kanë theksuar se antivirali Heparin me kosto të ulët dhe i përdorur gjerësisht, rrit opsionet e trajtimit për të sëmurët që vuajnë nga infeksionet e rënda.

Duke përcaktuar se nivelet e frymëmarrjes dhe oksigjenit tek pacientët që thithin një sasi të caktuar Heparin janë përmirësuar me 70 për qind, hulumtuesit kanë vënë në dukje se efektet anti-inflamatore dhe holluese të gjakut janë të lidhura me trajtimin e COVID-19.

Gjithashtu hulumtuesit theksuan se për shkak të formimit të mpiksjes së gjakut në mushkëri tek pacientët e rëndë me COVID-19, efekti hollues i gjakut i Heparinës mund të parandalojë formimin e mpiksjeve të tilla.

Pasi kanë tërhequr vëmendjen se niveli i sëmundjes tek personat e përfshirë në studim ka paraqitur ecuri në rëndesa të ndryshme, hulumtuesit kanë bërë të ditur se kjo tregon që ilaçi i cili qetëson sistemin imunitar me vetitë e tij antivirale është i sigurt dhe efektiv në përgjithësi për sëmundjen.

Profesori Frank van Haren, autori kryesor i hulumtimit tha se ilaçi Heparin do të jetë një mundësi me kosto të ulët, i sigurt, efektiv dhe premtues në trajtimin e COVID-19 kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta.

Shkencëtarët, po përparojnë kërkimet e tyre duke ndjekur të sëmurët në 13 vende që trajtohen në spitale për shkak të COVID-19 dhe të cilëve u jepet Heparin.

 

Kategoritë
BotaLajme