Apeli shpall vendimin për Inceneratorin e Elbasanit, 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 vite Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot vendimin për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Me vendim të formës së prerë Lefter Koka u shpall fajtor jo vetëm për korrupsion, por edhe për shpërdorim detyre, duke u dënuar me 10 vjet heqje lirie. Përfundimisht ai do të vuajë 6 vjet e 8 muaj burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Alqi Bllako u shpall fajtor dhe dënohet për shpërdorim detyre me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar atij i zbritet 1/3 e  denimit duke marrë një dënim përfundimtar prej 2 vitesh e 8 muaj burg. Atij po ashtu iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për 5 vjet.

Dy pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri u dënuan me nga gjashtë vjet e tetë muaj burg. Kurse Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.

Apeli i Posaçëm  la në fuqi dënimet edhe për  Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Kategoritë
LajmeRajoni