Arabi Saudite, në fushatën për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri u mblodhën 26 milionë dollarë

Në fushatën e organizuar në Arabinë Saudite për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri ndihmat i kaluan 100 milionë rial (afërsisht 26 milionë dollarë)

Në fushatën e organizuar në Arabinë Saudite për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri ndihmat i kaluan 100 milionë rial (afërsisht 26 milionë dollarë), transmeton Anadolu.

Vazhdon fushata e ndihmave e organizuar nga Qendra e Ndihmës “Mbreti Salman” për shkak të tërmeteve, epiqendra e të cilit ishte në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraşit dhe preku gjithsej 10 provinca dhe disa qytete të Sirisë.

Sipas informacioneve në faqen e qendrës, më shumë se 338 mijë persona kanë mbështetur fushatën e nisur dje dhe ndihma i tejkaloi 26 milionë dollarë.

Agjencia zyrtare e vendit, SPA, njoftoi se Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman urdhëruan më parë krijimin e një korridori të ndihmës ajrore për të mbështetur viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri.

Kategoritë
BotaLajme