Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Arabia Saudite do të depozitojë 5 miliard dollarë në Bankën Qendrore të Turqisë përmes Fondit Saudit për Zhvillim (SFD), pas një marrëveshjeje përkatëse të arritur me palën turke.

Rezervat valutore të Turqisë humbën rreth 8.5 miliardë dollarë pas tërmetit të madh që goditi rajonet jugore të vendit në fillim të shkurtit.

Rezervat neto të Bankës Qendrore Turke kishin rënë në 20.2 miliardë dollarë më 24 shkurt.

Vendimi pas përpjekjeve të përbashkëta të Ankarasë dhe Riadit për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre, të cilat u përkeqësuan pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.

Kategoritë
BotaLajme