Për dallim nga vitet e mëhershme kur haxhi u zhvillua në kushte të pandemisë me Covid-19, këtë vit rituali i haxhit është planifikuar të mbahet pa asnjë lloj restriksioni.
Ministria e Haxhit dhe e Umres e Arabisë Saudite ka njoftuar se gratë do të lejohen të marrin pjesë në haxh këtë vit pa qenë të shoqëruara nga një mahrem (shoqërues).
Në tri vitet e kaluara kryerja e haxhit u realizua në kushte pandemike. Gjatë këtij viti pritet që të gjitha kufizimet e mëhershme të largohen. Parashikimet e Ministrisë së Haxhit dhe të Umres janë se këtë vit në haxh do të jenë rreth 2 milionë pelegrinë.
Ndryshe, haxhi si kushti i pestë në Islam, këtë vit do të realizohet përgjatë muajit qershor.
