Arabia Saudite pretendon se do të kapërcejnë tensionet me SHBA-në

“Në terma afatgjatë ne jemi aleatë solid”, tha ministri saudit i investimeve, Khalid Al-Falih, në një konferencë ekonomike në Riad

Arabia Saudite e ka quajtur SHBA-në një “aleat të madh” të mbretërisë saudite, duke deklaruar se të dy vendet do të kapërcejnë tensionet e tyre të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në terma afatgjatë ne jemi aleatë solid”, tha ministri saudit i investimeve, Khalid Al-Falih, në një konferencë ekonomike në Riad.

“Ne jemi afër dhe do ta kapërcejmë këtë grindje të fundit, që unë mendoj se ishte e pa justifikuar dhe ishte një keqkuptim”, shtoi ai.

Më 5 tetor, Arabia Saudite, e cila kryeson organizatën OPEC+, votoi për uljen e prodhimit të naftës me rreth 2 milionë fuçi në ditë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar zëshëm vendimin dhe mbretërinë saudite, duke paralajmëruar pasoja të afërta, por nuk pa specifikuar natyrën e përgjigjes së tij.

Kategoritë
BotaLajme