Arabia Saudite synon ta bëjë Mekën dhe Medinën “qendër të aktiviteteve të ekonomisë islame”

Marrëveshja trepalëshe synon që qytetet Mekë dhe Medine të bëhen qendër e financës dhe aktiviteteve të biznesit në botën islame.

Arabia Saudite me objektivin për të bërë qytetet Mekë dhe Medine “qendër të aktiviteteve të ekonomisë islame” nënshkroi marrëveshje mes institucioneve përkatëse dhe Dhomës Islamike të Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë (ICCIA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të vendit, me pjesëmarrjen e ministrit saudit të Tregtisë, Majid bin Abdullah Al Qasabi është nënshkruar marrëveshje mes Dhomës së Tregtisë së Mekës, Dhomës së Tregtisë së Medinës dhe Dhomës Islamike të Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë (ICCIA) nën strukturën e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Marrëveshja trepalëshe synon që qytetet Mekë dhe Medine të bëhen qendër e financës dhe aktiviteteve të biznesit në botën islame.

Ministri saudit i Tregtisë, Majid bin Abdullah Al Qasabi tërhoqi vëmendjen për praninë e fuqisë punëtore gjatë historisë në qytetet Mekë dhe Medine në aspektin e shërbimit dhe zhvillimit tregtar për muslimanët që vizitojnë tokat e shenjta.

Duke ndarë informacionin se në kuadër të programit të partneritetit trepalësh do të organizohen shumë iniciativa dhe aktivitete, Al Qasabi tha se “Padyshim që të dy qytetet e shenjta kanë vend në zemrën e të gjithë muslimanëve. Me këtë partneritet trepalësh shpresojmë të forcojmë lidhjet tregtare dhe ekonomike mes tyre”.

Kategoritë
BotaLajme