Arabia Saudite zbulon dy fusha të reja të gazit natyror

Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, princi Abdulaziz bin Salman, tha se zbulimet e fundit do të japin një kontribut të rëndësishëm në strategjitë energjetike të vendit.

Gjigandi saudit i naftës Aramco ka zbuluar dy fusha të reja të gazit natyror në rajonin lindor të vendit, njoftoi ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, princi Abdulaziz bin Salman.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, citoi princin Abdulaziz bin Salman të ketë thënë se zbulimet e fundit do të japin një kontribut të rëndësishëm në strategjitë energjetike të vendit dhe gjithashtu do të forcojnë rezervat e gazit natyror të mbretërisë.

Zbulimi i parë, fusha e gazit natyror Awtad, u bë në jugperëndim të fushës Ghawar, 142 kilometra në jugperëndim të qytetit të Hofuf.

Zbulimi tjetër, Al-Dahna, ndodhet 230 kilometra në jugperëndim të qytetit Dhahranit.

Ndërkohë, Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje për blerjen e pesë anijeve luftarake nga Navantia, një kompani shtetërore spanjolle e ndërtimit të anijeve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në kryeqytetin Riad morën pjesë ministri i Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Spanjës, Reyes Maroto, ndihmësministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite për Çështjet Ekzekutive, Khalid bin Hussein Al-Bayari, si dhe kryetari kompanisë Navantia, Ricardo Dominguez.

Kategoritë
BotaLajme