Eyupspor ka shfaqur interes për blerjen e Arbër Hoxhës, sulmuesit anësor shqiptar që aktualisht luan për Dinamo Zagrebin.
26-vjeçarin klubi turk e konsideron atë si një alternativë ndaj Ahmed Kutucu, i cili së fundmi kaloi te Galatasaray.
Negociatat në lidhje me këtë transferim janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive.
Ndjekja e Hoxhës përputhet me strategjinë më të gjerë të Eyupspor për të forcuar opsionet e sulmit, siç kërkohet nga trajneri i tyre, Arda Turan.
Do të ishte një hap interesant për Hoxhën kalimi në elitën e futbollit turk, ndërsa për trajner do të kishte një nga legjendat e futbollit të këtij vendi, i cili së fundmi ka pranuar se ka prejardhje shqiptare nga Kosova.Turan gjithashtu ka shprehur dëshirën që klubi të nënshkruajë me Umut Bozok nga Trabzonspor