Arbër Xhekaj, kosovari i parë që luan në ligën më të fortë të hokej në botë

21-vjeçari, Arbër Xhekaj është sportisti i parë nga Kosova që luan në Ligën Nacionale Amerikane në hokej (NHL).

Kosovari që është pjesë e ekipit Montreal Canadiens, nga Kanada konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të ekipit, me të cilin ka debutuar më 12 tetor në sfidën përball Washington Capitals, njofton KlanKosova.tv.

Babai i Arbërit është nga Kosova, kurse nëna e tij është nga Çekia.

Xhekaj që ka lindur në Kanadë, është hokeisti i parë me prejardhje nga Kosova, që luan në ligën më të fort të këtij sporti.

Në të kaluarën pjesë e NHL ka qenë edhe shqiptari tjetër, Tahir Domi i cili prindërit i ka me prejardhje nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut.

Kategoritë
Sport