Futbollisti kosovar, Arbnor Muja, ka ndërruar menaxherin.
Muja i cili është pjesë e skuadrës turke, Samsunspor, tashmë do të jetën nën menaxhimin e agjencisë zvicerane ”Footuro”.
”Mirë se vini në ekipin e Footuro, Arbnor!! Jemi shumë të lumtur të mirëpresim lojtarin e kombëtares shqiptare dhe kampionin e vitit të kaluar belg Arbnor Muja! Ju falenderojmë për besimin dhe presim bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
”Footuro”është një agjenci që merret me menaxhimin e futbollistëve, ku ka në pronësi edhe disa futbollistë të njohur kosovar.
Idriz Voca, Kastriot Imeri, Florian Hoxha, Lorik Emini dhe ish-selektori i Kosovës, Bernard Challandes, janë në menaxhim nga kjo agjenci.