Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për Besiktasin që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i skuadrës turke.  

Sipas mediumit turk “Odatv”, Rashica është një nga lojtarët që ka treguar përmirësimin më të dukshëm në formën e tij nën drejtimin e norvegjezit Solskjaerit. 

Në sezonin aktual, Rashica ka shënuar katër gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 30 ndeshje, duke tejkaluar performancën e tij të sezonit të kaluar, kur ai regjistroi pesë gola dhe shtatë asistime.  

Që nga mbërritja e Solskjaerit, reprezentuesi i Kosovës ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime, duke u bërë një nga shtyllat kryesore të sulmit te skuadra e madhe turke.   

28-vjeçari është konsideruar një pjesë thelbësore e skuadrës, duke treguar një formë të qëndrueshme dhe të lartë.  Përveç Rashicës te Besiktasi luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ernest Muçi.

Kategoritë
LajmeSport