Argjentinasit në Botërorin e Katarit vlejnë 300 milionë më shumë se kroatët

Ekipi i futbollit të Argjentinës vlerësohet në 645 milionë euro, gati 300 milionë më shumë se kombëtarja e Kroacisë, sipas të dhënave të portalit Transfermarkt.

Lojtari më i shtrenjtë në dhomat e zhveshjes Gauça është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili vlerësohet në 75 milionë euro. Mbrojtësi i Tottenhamit, Cristian Romero vlen 55 milionë euro, ndërsa Lionel Messi dhe portieri i Manchester United, Lisandro Martinez, kanë vlerë prej 50 milionë euro.
Anësori i Atletico Madrid, Angel Corre vlen 40 milionë euro dhe mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo de Paul, 35 milionë euro.

Kombëtarja e Kroacisë në futboll kap vlerën e 377 milionë eurove.

Lojtari më i shtrenjtë i saj u bë Joshko Guardiol, i cili tani vlen 60 milionë euro.

Pas tij janë Mateo Kovaçiq (40), Marcelo Brozoviq (35), Mario Pasalić (25), Lovro Majer (22), Nikola Vlashić (20), Borna Sosa (20), Luka Suçiç (20)…

KROACI – 377 milionë euro

60 – Josko Guardiol

40 – Mateo Kovaçiq

35 – Marcelo Brozovic

25 – Mario Pasalic

22 – Lovro Majer

20 – Nikolla Vllashiq, Borna Sosa, Luka Suçiq…

ARGJENTINA – 645 milionë euro

75 – Lautaro Martinez

55 – Cristian Romero

50 – Lionel Messi, Lisandro Martinez

40 – Angel Correa

35 – Rodrigo de Paul

Kategoritë
Sport