Ari në rënie: Trump, dollari dhe Kina ndikojnë tregjet

Çmimi i arit ka pësuar një rënie të ndjeshme prej $220 për ons trojë që nga fundi i tetorit, duke shënuar një ulje prej 8%, transmeton Gazeta Metro.

Pavarësisht kësaj, metali i çmuar mbetet mbi 25% më i lartë për vitin 2024, por humbja e shpejtsis së rritjes ka ngritur shqetësime mes investitorëve.
Rënia lidhet me forcimin e dollarit amerikan, që e ka bërë arin më të shtrenjtë për investitorët jashtë SHBA-së, duke rritur koston me 5%. Po ashtu, politikat “America First” të Donald Trump-it kanë nxitur investitorët të largohen nga asetet e sigurta, si ari, drejt opsioneve më të rrezikshme.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme