Ariu “i dehur” nga mjalti dërgohet tek veterineri nga një grup njerëzish

Banorët lokal të qytetit Düzce gjetën ariun e murrmë fatkeq, i cili qëndronte i trullosur në një shpat mali.

Një ari që e teproi me ushqimin e tij të preferuar, mjaltin, ka përfunduar tek veterineri pasi u dërgua nga një grup njerëzish të shqetësuar nga qyteti Düzce në Türkiye-n veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Banorët lokal të qytetit Düzce gjetën ariun e murrmë fatkeq, i cili qëndronte i trullosur në një shpat mali.

Të shqetësuar për mirëqenien e ariun, grupi i banorëve e dërguan atë me kamion te një veteriner lokal që të marrë trajtim për situatën e rëndë të shkaktuar nga një “hangover mjalti”.

Në videon virale në rrjetet sociale, personat me shaka pyesin ariun nëse i dhemb stomaku dhe vendosin që një veteriner me aftësi të “pëshpëritjes së ariut” t’i ndihmojë ariut që e ka tepruar me mjaltin.

Pasi të shërohet, ariu përsëri do të lirohet në natyrë.

Kategoritë
BotaLajme