Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II mbërrin në Kështjellën Windsor për shërbimin e përkushtimit

Arkivoli i mbretëreshës mbërriti në Windsor në një makinë shtetërore të varrimit që u përshëndet nga publiku që donte t’i japë lamtumirën e fundit monarkes së ndjerë

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II ka mbërritur në St. George Chapel në Kështjellën Windsor për shërbimin e përkushtimit pas funerali shtetëror në Westminster Abbey të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkivoli i mbretëreshës mbërriti në Windsor në një makinë shtetërore të varrimit që u përshëndet nga publiku që donte t’i japë lamtumirën e fundit monarkes së ndjerë.

Familja e mbretëreshës gjithashtu ndoqi makinën në këmbë.

Mbretëresha Elizabeth II do të prehet pranë bashkëshortit të saj, Princit Phillip, në orën 19:30 sipas kohës lokale me një ceremoni të veçantë familjare, ku do të marrin pjesë Mbreti Charles III dhe anëtarët e tjerë të familjes në faltoren përkujtimore të Mbretit George VI.

Londra po pret ceremoninë më të madhe funerale në botë në dekada, ndërsa mbretëresha do të varroset sot, dhjetë ditë pas vdekjes së saj në moshën 96-vjeçare.

Një procesion i shkurtër e solli arkivolin e mbretëreshës nga Pallati Westminster në Westminster Abbey, ku u mbajt shërbimi pas mbërritjes së Mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij Camilla.

Në shërbim morën pjesë rreth 100 krerë shtetesh, përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, si dhe mbi 20 anëtarë të familjes mbretërore dhe shumë përfaqësues nga rreth 200 vende.

Një heshtje prej 2-minutash u mbajt në Westminster Abbey dhe në mbarë Mbretërinë e Bashkuar në fund të predikimit nga kryepeshkopi i qytetit Canterbury, Justin Welby.

Pas shërbimi, arkivoli vazhdoi përmes Wellington Arch në parkun Hyde Park Corner përmes Sheshit të Parlamentit, Sallës së Bardhë, rrugës së Gardës së Kuajve dhe Parkut të Gjelbër.

Ngjarjet e funeralit kanë tërhequr qindra mijëra njerëz në qendër të Londrës dhe ato po tranmetohet drejtpërdrejt në televizion dhe në ekranet e mëdha të instaluara në Hyde Corner Park.

Masa të paprecedentë të sigurisë janë zbatuar brenda dhe rreth ndërtesës së parlamentit, si dhe në rrugët e procesionit dhe nëpër rrugë të tjera që të çojnë në Londrën qendrore.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja që ka qëndruar në fron për kohën më të gjatë në Britani, vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral në rajonin Aberdeenshire të Skocisë ku ajo po kalonte pushimet verore.

Kategoritë
BotaLajme