Izraeli ka vazhduar luftën në Gaza pas sulmeve të gjera ajrore gjatë natës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar përdorimin e forcës ushtarake në rritje kundër Hamasit, ndërsa forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës që nga mbrëmja e kaluar, duke shkelur zyrtarisht armëpushimin me Hamasin. Kjo përshkallëzim erdhi si pasojë e problemeve me shpërndarjen dhe shkëmbimin e pengjeve midis palëve në konflikt.
Shtetet arabe kanë dënuar Izraelin për vazhdimin e armiqësive, ndërsa më shumë se 400 civilë u vranë gjatë valëve të djeshme dhe të sotme të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës.
Si një tjetër shenjë e përshkallëzimit, Hutit jemenas lëshuan një raketë balistike drejt Izraelit, duke shkaktuar aktivizimin e sirenave të alarmit në jug të vendit.
Në Jerusalem, po zhvillohen protesta kundër qeverisë së Netanyahut, në të cilën është rikthyer ministri i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, duke forcuar më tej qeverinë e brishtë të udhëhequr nga Likudi. Mes protestuesve janë edhe familjarë të pengjeve që nuk janë liruar ende.
Aktualisht, 59 pengje ndodhen ende në duart e Hamasit, dhe fati i tyre bëhet edhe më i ndërlikuar me vazhdimin e armiqësive dhe fushatën e re të sulmeve ajrore nga forcat izraelite.