Ukraina tashmë është duke përdorur një arsenal më të fuqishëm ndaj Rusisë dhe së fundmi është mësuar se raketat britanike të llojit “Storm Shadow” kanë goditur territorin rus.
Këto armë janë raketa me rreze të gjatë, distanca maksimale e të cilave mund të arrijë rreth 250 km
Ajo lëshohet nga një avion dhe më pas fluturon me shpejtësinë e afërt me atë të zërit, përpara se të bjerë në tokë dhe të shpërthejë.
“Storm Shadow” konsiderohet si një armë ideale për të depërtuar në bunkerë dhe depo municionesh, si ato që përdorur aktualisht Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.
Por çdo raketë kushton gati 1 milion dollarë, kështu që ato priren të lëshohen si pjesë e një grumbulli të planifikuar dronësh të lirë, për të ngatërruar dhe lodhur mbrojtjen ajrore të armikut.